Presidenti i Shakhtar Donetsk akuzon agjentët dhe FIFA-n: Po na shkatërrojnë!

Presidenti i Shakhtar Donetsk akuzon agjentët dhe FIFA-n: Po na

Lufta në Ukrainë po shkatërron edhe një nga klubet më të suksesshëm të vendit, Shakhtar Donetsk, fitues të Europa League në të shkuarën. Skuadra që përfaqëson krahinën e pushtuar të Donbassit, është zhvendosur në Kiev që prej vitit 2014 por sërish nuk e ka humbur shkëlqimin, të paktën deri në shkurtin e këtij viti kur lufta prishi çdo gjë të mirë të ndërtuar në këtë klub për shumë dekada me radhë.

Në një intervistë të dhënë për mediat ndërkombëtare, administratori Sergei Palkin akuzon agjentët e ndryshëm duke theksuar se ata po përfitojnë nga situata për të rrëmbyer lojtarët e skuadrës.

“Të gjithë kërkojnë të përfitojnë. Kush po tenton më shumë? Agjentët. Shumë prej tyre po na shkatërrojnë sepse po tentojnë të vjedhin lojtarët tanë. Ata bëjnë lojërat e tyre, kontaktojnë klubet që nuk paguajnë asgjë për Shakhtar. As nuk mund ta imagjinoni se çfarë po luhet me ne”, thekson drejtuesi më i lartë i Shakhtar Donetsk.

Në vijim të intervistës dhënë për “Athletic”, ai shton se agjentët i konsiderojnë lojtarët e huaj si pa kontratë duke u bazuar në një rregullore të re të FIFA-s.

“Fuqia për të ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratat është tani në duart e lojtarëve dhe agjentëve dhe nuk pasqyron aspak nevojat e klubeve ukrainase për të grumbulluar të ardhura për investime. FIFA nuk i ka ndihmuar aspak klubet, madje ka përkeqësuar situatën”.  

EMISIONET