Georgina e (zh)veshur në Arabinë Saudite? Rrezikon të ketë shkelur ligjin

Georgina e (zh)veshur në Arabinë Saudite? Rrezikon të ketë

Georgina Rodriguez rrezikon shumë që në javët e para të qëndrimit në Arabinë Saudite. E fejuara e Cristiano Ronaldos, e mësuar me një stil të caktuar jetese dhe sjelljeje në publik, ndoshta bën mirë të lexojë fillimisht ligjet e vendit islamik që është një nga shtetet më konservatore të planetit. Në daljen e fundit me sulmuesin dhe liderin e Al Nassr, Cristiano Ronaldo, ajo postoi një foto nga një restorant ku dhuroi një pozë provokuese duke e publikuar edhe në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Fotoja u realizua në restorantin “Le Maschou” ku 28-vjeçarja pozoi me një fustan që linte vetëm pak centimetra të mbuluara në njërën prej këmbëve duke dale kundër ligjit që thekson:

“Femrat duhet të vishen në mënyrë modeste duke mbuluar përherë këmbët dhe shpatullat. Në publik duhet gjithashtu që të mos veshin fustane ose bluza pa mëngë, fustane apo funde të shkurtra”.




Kush i snobon apo nuk i respekton herën e parë gjobitet me 26 dollarë ndërsa rasti i dytë gjobitet me 50 dollarë. Nëse kjo sjellje përsëritet vazhdimisht, atëherë një femër mund të rrezikojë edhe më shumë por momentalisht Georgina mund të flejë e qetë sepse vetëm pak ditë më parë, ligji për ndalimin e çifteve të pamartuara, u anashkalua në rastin e Ronaldos dhe Georgina-s.   

 

 

EMISIONET