Dron, jo në Beograd por në Southampton në ndeshjen e Premier League, kaos në fushën e lojës (VIDEO)
Në përballjen e së shtunës mes Southampton dhe Aston Villa, një moment interesant që shqiptarëve u kujton ngjarjet e Beogradit rreth 8 vite më parë, ka shkaktuar kaos. Një dron ka hyrë në hapësirën ajrore të stadiumit në minutën e 40.
Arbitri Michael Salisbury ndërpreu menjëherë ndeshjen, duke nxjerrë lojtarët nga fusha e lojës. Pak minuta më vonë pas largimit të dronit, lojtarët u rikthyen për të konsumuar minutat e fundit të kësaj pjese.
Frika më e madhe fillimisht ishte ajo e një sulmi të mundshëm terrorist në një kompleks ku ato momente ndodheshin dhjetra mijëra njerëz. Një arsye tjetër është edhe rreziku i dhënies së mesazheve në pamje të drejtëpërdrejta televizive.
Influenceri Ally Law pak orë më vonë mori përsipër autorësinë duke shkuar: “Testova dronin tim të ri në qiellin e Southampton. Një ditë shumë e bukur për ta bërë një gjë të tillë”.
Players taken off pitch due to a drone flying above the pitch at #SaintsFC pic.twitter.com/3yajH1iCDH
— Lewis Coombes (@LewisCoombes) January 21, 2023