Gazetari Zajmi 'skanon' Superioren: Do ketë rivalitet deri në fund, surprizë mund të jetë Vora

Gazetari Zajmi 'skanon' Superioren: Do ketë rivalitet deri

Gazetari, Uvil Zajmi në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se në këtë edicion do ketë një rivalitet të shtrirë në disa skuadra.

Zajmi: Së pari rikthehet një stadium tradicional i Tiranës, rikthehet dhe bëhet aktiv.

Sepse duhet ta pranojmë se është një stadium i cili është i lidhur jashtëzakonisht me historinë e futbollit shqiptar, e atij kryeqytetas.

Janë zhvilluar ndeshje të rëndësishme ku kanë luajtur futbollistë të elitës.

Pritet me interesim Vora dhe Flamurtari.

Në këtë edicion unë shikoj që do kemi një rivalitet të shtrirë në disa skuadra.

Një ndër surprizat mund të jetë edhe Vora.

Shpresoj të rikthehet protagonist edhe Flamurtari.

Vora është një skuadër që më entuziasmon.

Unë them që do kemi një rivalitet deri në fund të kampionatit.  

 

EMISIONET