FUTSAL/ Shpallet skuadra kampione e sezonit 2004-2025

FUTSAL/ Shpallet skuadra kampione e sezonit 2004-2025

Vllaznia Futsal triumfoi në finalen e madhe të “Final 4”, duke mundur Tiranën me rezultatin minimal 1-0.

Goli vendimtar u shënua në fund nga Besfort Gjoklaj, i cili i siguroi kuqebluve titullin kampion.

Takimi ishte i fortë dhe i luftuar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë u shënua vetëm një gol në fund të takimit nga Gjoklaj, që vulosi suksesin e Vllaznisë.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia tradicionale e dorëzimit të trofeut.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Abdyl Kuriu dhe Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri i dorëzuan medaljet dhe kupën skuadrës fituese.

Me këtë sukses, Vllaznia Futsal siguron pjesëmarrjen në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2025-2026.

EMISIONET