(Video) Serie A, Gjimshiti jashtë Europës. E fundit në Romë për Strakoshën, asist Bajrami

(Video) Serie A, Gjimshiti jashtë Europës. E fundit në Romë

Festë në “Artemio Franchi” dhe në Romë. Fiorentina e mbyll kampionatin në vendin e shtatë me një biletë për në Conference League dhe nëse Roma fiton finalen kjo biletë bëhet Europa League ndërsa Lazio finalizon sezonin në vendin e pestë, 1 pikë larg skuadrës së Jose Mourinhos.

Në Toskanë, Fiorentina e mbylli kampionatin në vendin e shtatë dhe rikthehet në garat ndërkombëtare pas 5 viteve mungesë pasi kaloi Juventusin me rezultatin 2-0.

Mbetet jashtë Europës skuadra e Atalantës që u mund 1-0 nga Empoli në Bergamo duke mbyllur një sezon shumë të vështirë. Në suksesin e miqve një meritë të madhe ka edhe Nedim Bajrami me asistin e golit të Stulac.

Ndeshja e fundit e mbrëmjes ishte ajo mes Lazios e Veronas që u mbyll me rezultatin 3-3. Kjo ishte sfida e fundit e Thomas Strakosha-s në “Olimpico” pasi gardiani shqipptar ka vendosur të transferohet në Angli te Fulham.

 

EMISIONET