FSHF në krah të Ceferin për një mandat të dytë 2023-2027

FSHF në krah të Ceferin për një mandat të dytë

Alexander Ceferin për president të UEFA-s edhe në mandatin 2023-2027. Ky është qëndrimi publik i FSHF që del me një komunikatë zyrtare ku mbron orientimin drejt presidentit aktual të UEFA-s në garë për një mandat të dytë 4-vjeçar.

Zgjedhjet për kreun e ri të qeverisë së futbollit europian do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ndërsa Ceferin do të garojë për një mandat të tretë.

Konunikata e plotë e FSHF;

“Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin e ardhshëm 2023-2027. Ky vendim u mor në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pasi u shqyrtua propozimi dhe u ra dakord mes anëtarëve për të mbështetur kandidaturën e Presidentit aktual të UEFA-s.

Alexander Ceferin u zgjodh fillimisht në krye të UEFA-s në shtator të vitit 2016 dhe u rizgjodh në këtë post në shkurt të vitit 2019.

Nën drejtimin e tij, UEFA njohu suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare përmes kompeticioneve në nivel kombëtaresh e klubesh, që janë ndër më elitaret në botë, ndërkohë që edhe mbështetja e tij për federatat anëtare e veçanërisht për Federatën Shqiptare ka qenë e madhe dhe e vazhdueshme në të gjitha drejtimet”.

EMISIONET