Calhanoglu ka për të gjithë: Inzaghi na humbi titullin ndërsa Ibra kërkon vëmendje

Calhanoglu ka për të gjithë: Inzaghi na humbi titullin

Hakan Calhanoglu nuk zgjedh diplomacinë teksa flet në një intervistë për gazetën turke “Tivibu Spor”. Ndoshta e kalon disi gjuhën e butë por me siguri qëndrimi i mesfushorit do të ngrejë një re polemikash në Itali.

“Transferimi nga Milani te Interi ishte shumë i vështirë. Njerëzit më ofenduan sikur të ishte faji im. Kam luajtur për katër vite te Milan por askush nuk e thërriste emrin tim, gjë që tek Interi ndodh përherë. Interi është më i fortë se Milani dhe mendoj se titullin e humbëm në derbi pas minutës së 75 kur unë dhe Perisic u zëvendësuam. Ishim në avantazh 1-0 dhe na shënuan dy gola. Edhe trajneri kontribuoi në atë humbje dhe këtë ia kam thënë”.

Në vijim, mesfushori turk ka diçka për të thënë edhe në lidhje me Ibrahimovic. 

“I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes edhe pse këtë sezon nuk ka luajtur praktikisht fare. Kërkon të tërheqë vëmendjen e tifozëve edhe kur nuk bën asgjë. Kur isha te Milan më telefononte përherë të dilnim bashkë. E respektoja, madje ka shkruar për mua edhe në librin e tij sepse nëse nuk e bënte, ai libër do të ishte bosh. Nuk i përgjigjem, më mirë kështu”.

 

EMISIONET