Flet nga Suedia Edmond Lutaj: Kombëtares i bëri keq pushimi, nesër një ndeshje e fortë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2024, 22:57

Në “Ora Sport” nga Suedia, Edmond Lutaj u shpreh se nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë me kombëtaren Suedeze.
Lutaj: Në Suedi ka ndryshuar stafi që nuk është e zakonshme. Diçka interesante është që trajneri është i huaj dhe ka ndryshuar stafi drejtues i federatës. Pritshmëria është shumë e lartë. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Në Suedi na duan tashi dhe jemi bërë shumë popullor, do të ketë shumë persona në stadium.
