Flamurtari nis merkaton me një emër të ri, edhe pse pa trajner

Flamurtari nis merkaton me një emër të ri, edhe pse pa trajner

Flamurtari i Vlorës ka nisur të lëvizë në merkato për sezonin e ri, edhe pse skuadra ende nuk ka një trajner të emëruar.

Klubi kuqezi ka zyrtarizuar sot përforcimin e parë: bëhet fjalë për portierin Igor Aleksovski.

'Gardiani' 30-vjeçar, i cili vjen nga skuadra Rabotnicki në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ka firmosur kontratë me Flamurtarin dhe është prezantuar zyrtarisht nga klubi.

Për Aleksovskin, kjo është eksperienca e parë në futbollin shqiptar dhe pritshmëritë janë që ai të sjellë siguri mes shtyllave për skuadrën vlonjate, që synon një sezon të qëndrueshëm.

Pavarësisht mungesës së trajnerit në këtë fazë të përgatitjeve, drejtuesit e Flamurtarit po punojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe afrimi i parë sinjalizon nisjen e një merkatoje aktive në Vlorë.

EMISIONET