Eusebio Di Francesco emërohet trajner i Lecces, pritet verë e nxehtë për Ramadanin

Eusebio Di Francesco emërohet trajner i Lecces, pritet verë e

Klubi italian i Lecce-s ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit të ri: Eusebio Di Francesco do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri të Serie A.

Në një njoftim për media, klubi salentin bëri me dije se tekniku italian ka firmosur kontratë deri më 30 qershor 2026, me opsion rinovimin automatik në rast arritjeje të objektivit të mbijetesës.

Di Francesco, i njohur për eksperiencat e tij në Serie A me skuadra si Roma, Sassuolo e Cagliari, merr drejtimin e një skuadre që synon të qëndrojë në elitë dhe të ndërtojë një projekt afatgjatë.

Në radhët e Lecce luajnë dy futbollistë shqiptarë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.

Ky i fundit ka qenë një prej pikave të forta të mesfushës gjatë sezonit të kaluar, por merkatoja verore mund të sjellë lëvizje për të.

Ramadani është në radarët e disa klubeve dhe një transferim i mundshëm gjatë kësaj vere nuk përjashtohet.

Me ardhjen e trajnerit të ri, pritet të qartësohet edhe e ardhmja e disa lojtarëve, përfshirë mesfushorin kuqezi, ndërsa Medon Berisha do të kërkojë të fitojë më shumë hapësira nën drejtimin e Di Francesco-s.

EMISIONET