Finale dramatike në Europa League, “lotaria” e 11-metërshave nderon Eintracht dhe dënon Rangers (Video)

Finale dramatike në Europa League, “lotaria” e

Eintracht Frankfurt kampion i Europa League. Këmba e Kevin Trapp dhe emocionet e Aaron Ramsey vendosën finalen emocionuese të Sevillas mes skuadrës gjermane dhe skocezëve të Rangers që qajnë pas një ndeshjeje heroike të vendosur nga një gabim i vetëm në lotarinë e 11-metërshave.


Ndeshje sfilitëse ku “shqiponjat” nga Frankfurti shpërthyen në festë pas emocioneve shumë të rënda të finales që u mbyll në mënyrën më të bukur për ta por dërrmuese për Rangers. 5-4 nga pika e bardhë e 11-metërshave pas barazimit 1-1 në 120 minuta të luftuara nga të dyja skuadrat, shumë emocione, lotë gëzimi dhe hidhërimi në Sevilla.

Finale dramatike në Europa League, “lotaria” e

Nuk mjaftuan 101 minuta për të shpallur fituesin në “Sanchez Pizjuan” pas dy pjesëve shumë të luftuara fizikisht. Eintracht lehtësisht superior në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit me zhurmën shurdhuese të fansave gjermanë, por në katërkëndëshin e gjelbër ishin skocezët ata që lanë shenjën e parë.

Aribo shfrytëzoi pasigurinë dhe gabimet e njëpasnjëshme të dyshes Sow e Tuta për të ndezur stadiumin pikërisht në pjesën ku ishin vendosur skocezët, më të shumtë në numër.

Shok total për “shqiponjat” që humbën shkëlqimin dhe në momentin e tyre më të keq, Borre me eksperiencë riktheu qetësinë në radhët e gjermanëve, të cilët menaxhuan më pas ndeshjen ashtu si skocezët, për ta çuar në shtesa.

 

Nuk prodhuan shumë emocione dy pjesët e shtesës në stadiumin e tejmbushur të kryeqëndrës së Andaluzisë ku Eintracht Frankfurt tentoi të çante murin e skuadrës së Van Bronkhorst por skocezët të rreshtuar mirë në mbrojtje dhe pa shumë dëshirë për të rrezikuar, arritën të rezistonin sulmeve të skuadrës së drejtuar nga Oliver Glasner. Gjithsesi në të 118-ën, Kevin Trapp Bëri mrekulline më nje pritje vendimtare ndaj Davies duke shpëtuar me një prekje të vetme fatin e ndeshjes së gjermanëve. 

Finale dramatike në Europa League, “lotaria” e

Ky është trofeu i dytë europian për Eintracht Frankfurt pas suksesit në Kupën UEFA në vitin 1980 kundër Borussia Mounchengladbach. Rangers në vitin 1972 fitoi Kupën e Kupave në të vetmen finale ku ka triumfuar nga pesë të luajtura në historinë 120 vjeçare të klubit që vetëm një dekadë më parë shpalli falimentin duke rinisur gjithçka nga fundi për të mbërritur në finalen e kontinentit. 

EMISIONET