Ekskluzive/Kumbulla në fushë? Trajneri Mourinho e lë mister: Luan apo jo, shqiptarët duhet të bëjnë tifo për Romën

Ekskluzive/Kumbulla në fushë? Trajneri Mourinho e lë mister:

Klubi i futbollit AS Roma ia ka dedikuar ditën e sotme finales së Konferencë League duke i hapur dyert gazetarëve italianë e të huaj mes të cilëve dhe gazetarja korrespondente e RTV Ora e Ora News në Romë, Alba Kepi.

Në konferencën për shtyp trajneri i Romës, Jose Mounrinho, iu përgjigj pyetjeve të Radio televizionit Ora  duke komentuar pritshmërinë e finales së Tiranës si dhe formën sportive të lojtarit shqiptar Marash Kumbulla.

Alba Kepi: Zoti Mourinho ka një entuziazëm të madh në Tiranë për të parë në stadiumin "Air Albania", skuadrën e Romës në këtë finale të rëndësishme për historinë e këtij klubi, ka një entuziazëm të madh për t'ju parë ju në fushën e Tiranës, por ka dhe pakënaqësi nga tifozët e Romës, pasi nuk mund të jenë të gjithë në stadium, për shkak të kapacitetit të tij të vogël. Keni një koment?

Jose Mourinho: Për mua të luaj këtë finale në Tiranë është një kënaqësi. Është një ëknaqësi e dyfishtë pasi luajmë për herë të parë një finale e kënaqësi pasi shkoj për herë në një nga vendet e pakta në Europë që nuk kam qënë kurrë e nuk kam luajtuar. Kënaqësi sepse kam në Tiranë miq të rëndësishëm siç është shoqëria shqiptare.

Fakti se luajmë në një stadium me pak spektatorë për dy klube të mëdha si Roma e Feyenord është e vetmja pikë negative që mund të gjendet.

Nëse është një stadium prej 50 mijë spektatorësh prapë do ishte i vogël, po të kishte 70 mijë spektatorë prapë do ishte i vogël, e nëse luhej në "Santiago Bernabeo" do të ishte sadiumi plot. Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi. Më kujtohet kur është luajtur finalja e një super Kupe Europiane në Maqedoninë e Veriut, një event fantastik për këtë vend mes Mancheste United e Real Madrid, një finale në Stokholm. Më vjen keq për romanistët vërtet, por do jetë një finale e bukur dhe nëse Kumbulla do të ngre kupën.

Ekskluzive/Kumbulla në fushë? Trajneri Mourinho e lë mister:

Alba Kepi: Marash Kumbulla kthehet në atdheun e tij si finalist i një skuadre të madhe. Tifozët shqiptarë presin që ai të jetë në fushë. Do jetë kështu?

Jose Mourinho: Ajo që unë pres nga tifozët shqiptarë me Kumbullën apo pa Kumbullën, pra pika e vetme e lidhjes me Shqipërinë është të jenë nga ana e jonë, pra jo me tifozerinë tjetër. Nëse janë me ne, janë me ne pavarësisht se luan apo jo Kumbulla. Nëse Roma fiton kupën, është dhe një shqiptar që fiton kupën, është një shqiptar që ngre kupën në Tiranë e kjo për mua do të thotë më shumë se mjaftueshëm për popullin shqiptar për të qenë më pranë Romës se sa Fehenord.

E kjo e bën gjithçka më të ekulibruar sepse për Romën nuk është e lehtë pasi luajmë një tjetër "finale" të premten (ndeshja e kampionatit në Torino ku Roma synon të hyjë në Chapions League) e të mërkurën finalen e madhe në Konferencë Legue. Ndërsa skuadra tjetër është duke pushuar, përgatitet, rikuperon, nuk ka lojtarë të vrarë e vjen me forcat e saj maksimale. E në këtë këndvështrim Kumbulla, Shqipëria, Tirana mund të ndihmojnë të jemi në ekulibër e që në një finale do të thotë shumë.

EMISIONET