Ja maskotat e Kupës së Botës 2026: Maple, Clutch dhe Zayu!

Ja maskotat e Kupës së Botës 2026: Maple, Clutch dhe Zayu!

FIFA ka prezantuar tre maskotat zyrtare që do të shoqërojnë FIFA World Cup 2026, turneun historik që do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Për herë të parë në historinë e Botërorit, vendet organizatore do të përfaqësohen nga tre maskota të ndryshme: Maple, Clutch dhe Zayu. Secila prej tyre mishëron kulturën, traditat dhe identitetin e vendit që përfaqëson.

Kanadaja do të përfaqësohet nga Maple, një dre i madh dhe miqësor që mban emrin e gjethes së panjës, simbolit kombëtar kanadez. Në historinë e krijuar nga FIFA, Maple luan rolin e portieres dhe promovon mesazhe për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

SHBA-ja ka zgjedhur Clutch, një shqiponjë tullace krenare, simbol tradicional i vendit. Në ekipin imagjinar të maskotave, Clutch është mesfushorja që lidh repartet dhe promovon frymën e bashkëpunimit dhe diversitetit.

Ndërsa Meksika përfaqësohet nga Zayu, një jaguar energjik me rrënjë në kulturat e lashta maja dhe azteke. Zayu luan rolin e sulmuesit dhe simbolizon energjinë, pasionin dhe gëzimin që karakterizon popullin meksikan.

Me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe ndeshje që do të zhvillohen në 16 qytete të Amerikës së Veriut, Botërori 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në histori. Tre maskotat janë krijuar për të bashkuar simbolikisht tre vendet organizatore dhe për t’i dhënë turneut një identitet unik, përtej futbollit.

Ja maskotat e Kupës së Botës 2026: Maple, Clutch dhe Zayu!

EMISIONET