FIFA i jep të drejtë Ekuadorit në Apel, Kili nuk dorëzohet, shkon në CAS

FIFA i jep të drejtë Ekuadorit në Apel, Kili nuk dorëzohet,

FIFA refuzon kërkesën e paraqitur në Apel nga Kili për përjashtimin e Ekuadorit nga Kupa e Botës dhe çështja mbyllet zyrtarisht. Byron Castillo, mbrojtësi ekuadorian që dyshohet se ka ndryshuar të dhënat në pasaportë, nuk bëhet pengesë për Ekuadorin që të marrë pjesë në Katar 2022.

Në vendimin e Apelit thuhet se dokumentacioni i paraqitur nga Ekuadori është konform të gjitha normave dhe i rregullt, duke mbyllur përfundimisht kapitullin që mund të hapte një spirale shprese edhe për Italinë. 

Ekuadori bën pjesë në grupin A bashkë me Katarin,  Senegalin dhe Holandën. Tashmë çështja mund të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës. Federata Kiliane ka bërë me dije se po përgatit dokumentacionin dhe thekson:

"Kjo është një ditë e zezë për futbollin dhe besueshmërinë e sistemit". 

EMISIONET