Tirana pa "frena" ndaj Teutës, i shënon 4 skuadrës së Shkëmbit

Tirana pa "frena" ndaj Teutës, i shënon 4 skuadrës

Tirana kishte nevojë për njeriun më të fortë të saj në sulm dhe ai u përgjigj "prezent". Redon Xhixha bën gjithçka vetë në ndeshjen e kthesës së madhe të bardhebluve që i dha fund serisë së dy ndeshjeve pa fitore duke shkatërruar 4-0 Teutën në krizë identiteti dhe rezultatesh.

Sulmuesi bardheblu shënoi tre herë në portën e "Djemvevtë detit" duke shkuar në kuotën 4 këtë sezon. Rrjetën tjetër e shënoi Hasani për "pokerin" e kampionëve që aneksojnë Teutën në 90 minuta pa asnjë histori.

Bardheblutë ngjiten në kuotën e 8 pikëve, momentalisht në vendin e dytë ndërsa Teuta mbetet në të nëntin pa asnjë fitore në 5 javët e para. 

EMISIONET