Faqja virtuale e "tradhtarëve" ofertë milionere për Pique
Gerad Pique ka marrë një ofertë të pazakontë biznesi për faktin se ai tashmë konsiderohet tradhëtar pasi la ish të fejuarën Shakira për studenten Chia Marti.
Faqja e internetit "Ashley Madison" që është edhe "shtëpia" e të gjithë njerezve të cilët nuk e dëshirojnë monogaminë, i ka propozuar Pique-së që që emri i tyte të jetë sponsor fanelle te skuadra e Andorras në pronësi të ish-mbrojtësit, pikërisht për faktin se ai përfaqëson vlerat që komuniteti i "tradhëtarëve" beson.
1 milionë € në vit për 3 sezonet e ardhshme është oferta e faqes së "jo-besnikëve" që gjatë vitit të shkuar pasi suksesin më te madh me 4 milionë anëtarësime.
Disa nga kushtet e tjera janë që Pique ta reklamojë edhe në profilet e tij private dhe të klubit gjithashtu. Reklama duhet të shfaqet edhe në stadium ndërsa të paktën 5 lojarë duhet të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në fushatat promocionale.