Europa League/ Zhgënjejnë Roma e Porto, Tottenhami triumfon ndaj Hoffenheimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 21:10
Roma shpërdoron një mundësi të artë për t’u katapultuar në pjesën e sipërme të klasifikimit në Europa League, pasi u mposht 1-0 nga Alkmaari në transfertë.
E jo vetëm kaq, nëse nuk fiton në takimin e fundit ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, skuadra verdhekuqe me shumë mundësi do të eliminohej nga Europa Leage.
Në këtë raund të shtatë spikat fitorja 3-2 e Tottenhami në fushën e Hoffenheimit, ku spikati me dygolësh Son Heung-Min.
Zhgënjen Porto, që u mposht me rezultat minimal në shtëpi nga skuadra greke Olympiakos.