Kimmich, i sinqertë: Renditja nuk gënjen, s’jemi mes ekipeve më të mira

Kimmich, i sinqertë: Renditja nuk gënjen, s’jemi mes ekipeve

Humbja në fushën e Feyenoordit, e treta për Bayernin në transfertë në këtë edicion të Champions League, i lë gjigantët gjermanë në një pozitë të pakënaqshme, në vendin e 15-të në renditjen e fazës së grupeve të Champions League.

Pas ndeshjes, Joshua Kimmich theksoi se nuk beson që Bayerni mund të konsiderohet aktualisht një nga ekipet më të mira të Europës.

“Renditja nuk gënjen! Duhet të pranojmë që, për momentin, nuk jemi një nga ekipet më të mira,” tha Kimmich për DAZN.

“Po humbasim shumë raste,” u ankua ai. “Është vërtet shumë e lehtë për kundërshtarët të shënojnë. Po bëjmë shumë gabime. Nuk është se kundërshtarët po na dominojnë

. Një humbje kaq e thellë të lë një ndjesi shumë të pakëndshme.”

Pavarësisht zhgënjimit nga humbja, 29-vjeçari gjen një arsye për të qenë pozitiv. “E kam thënë edhe më parë, ndiej se jemi në mes të një procesi dhe po bëjmë përparime të mira.

Edhe kur shoh dhomën e zhveshjes, nuk shoh askënd që fajëson të tjerët për humbjen, gjë që ishte ndryshe në periudha të ngjashme në të kaluarën.

Grupi qëndron i bashkuar, gjë që më jep shpresë. Jam i bindur se mund të tregojmë një reagim të mirë.”

EMISIONET