Europa League/ Besiktas-Maccabi Tel Aviv nuk lejohet të luhet në Turqi

Europa League/ Besiktas-Maccabi Tel Aviv nuk lejohet të luhet në Turqi

Ndeshja e Ligës së Europës së Besiktasit me klubin izraelit Maccabi Tel Aviv do të luhet në një fushë neutrale, pas një vendimi të autoriteteve turke.

Besiktasi ka shpresuar te mbështetja e tifozëve të tij, kur ndeshja do të luhej më 28 nëntor në Stamboll, por kjo nuk do të ndodhë.

Autoritetet shtetërore turke kanë vendosur ta ndalojnë këtë ndeshje të luhet në Turqi, me marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë që po shkojnë e po ftohen.

Besiktasi ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke thënë se ndeshja do të zhvendoset në një terren neutral, për t’i evituar provokimet e mundshme.

Terreni neutral ende s’është vendosur dhe ende nuk dihet nëse do të ketë tifozë të pranishëm.

EMISIONET