Erling Halaand te Reali i Madridit brenda vitit 2024?

Erling Halaand te Reali i Madridit brenda vitit 2024?

Në Spanjë janë të bindur se Erling Halaand është i dashuruar me Realin e Madridit dhe me idenë për t'u bashkuar sa më parë me "Los Blancos". Pak ditë më parë presidenti Florentino Perez deklaroi se për norvegjezin nuk ka vend në një skuadër ku luan Karim Benzema por ideja për ta transferuar në Madrid mund të bëhet realitet brenda dy vitesh. 

Gazeta "AS" ka zgjedhur një titull bombastik për edicionin print të datës 18 qershor "Halaand deri në 2024". Nuk bëhet fjalë për lojë fjalësh por për një përfundim që gazeta pretendon se e bazon në fakte logjike. 

Edhe pse nënshkroi për 5 sezone me Man. City pak javë më parë, Halaand ka një klauzolë largimi 150 milionë euro që Reali do ta paguajë brenda dy viteve të ardhshme për t'i dhënë norvrgjezit vendin e francezit që pas dy sezoneve mund të jetë në perëndim të karrierës. 

EMISIONET