Çelmeta: Egnatia denjësisht mund të luajë në Europë, çelësi i suksesit është...

Menaxheri i futbollit, Roland Çelmeta i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Egnatia është një ekip që vërtet denjësisht mund të luajë edhe në Europë.

Çelmeta: Egnatia e ka krijuar avantazhin dhe mori shkëputjen sepse gjatë gjithë kampionatit pjesën dërrmuese të fazës së parë apo të dytë ka qenë Partizani që udhëhiqte.

Por Egnatia një ekip i konsoliduar që përtej dëmtimeve është një projekt që ka besuar tek trajneri dhe ajo që bie më tepër në sy dhe çelësi i suksesit është që ai trajner vazhdon punën me atë grup lojtarësh.

Nga viti në vit Egnatia është një ekip që vërtet denjësisht mund të luajë në europë.

 

EMISIONET