''Egnatia ka zhvilluar një kampionat goxha të ngjeshur'', Zeka: Kemi 8-9 ndeshje që luajmë pa 5 mbrojtës

Zëdhënësi i Egnatias, Xhevdet Zeka i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Egnatia ka 8-9 ndeshje që luan pa 5 mbrojtës.

Zeka: Për ‘Final Four’ kemi patur emocione edhe ne që ishim në vendin e parë.

Kemi zhvilluar një kampionat goxha të gjatë, goxha të ngjeshur.

Me shumë dëmtime por falë investimit që ka bërë klubi, zoti Demrozi të cilët me kujdës kanë kuruar një skuadër që me të vërtetë është më e mirë por jo se ne nuk respektojmë, nuk vlerësojmë të gjitha skuadrat.

Do thosha që në këtë sezon Egnatia ka një grup lojtarësh shumë të mirë. Kemi nja 8-9 ndeshje që luajmë pa 5 mbrojtës.

Ndreca dhe Malota janë akoma të dëmtuar.

 

EMISIONET