Eleminatoret nisin me duelin direkt në Poloni. Ja datat e kalendarit të Euro 2024 për kuqezinjtë

Pasi u shortua në grupin E bashkë me Poloninë, Republikën Çeke, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, Shqipëria mëson edhe datat e ndeshjeve që do të luajë në eleminatoret për Euro 2024.
UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin që do të nisë menjëherë me një duel të drejtëpëdrejtë kundër Polonisë në transertë në datën 27 mars ndërsa në 17 dhe 20 qershor do te luhen sfidat Shqipëri-Moldavi dhe Ishujt Faroe-Shqipëri.
I ngarkuar do të jetë muaji shtator i vitit të ardhshëm me ndeshjen e datës 7 në transfertën çeke dhe atë të tre ditëve më pas në “Arenën Kombëtare” me Poloninë.
Më 12 tetor, përfaqësuesja shqiptare do të presë Republikën Çeke në një tjetër duel delikat, për të mbyllur eliminatoret në muajin nëntor me dy ndeshjet, Moldavi-Shqipëri (17 nëntor) dhe Shqipëri – Ishujt Faroe (20 nëntor).
Duke qenë se Shqipëria është shortuar në një grup me 5 skuadra, mund të shfrytëzojë kalendarin e UEFA-s ka për të zhvilluar të paktën dy ndeshje miqësore gjatë vitit të ardhshëm.
27/03/2023 Poloni – Shqipëri
17/06/2023 Shqipëri – Moldavi
20/06/2023 Ishujt Faroe – Shqipëri
07/09/2023 Republika Çeke – Shqipëri
10/09/2023 Shqipëri – Poloni
12/10/2023 Shqipëri – Republika Çeke
17/11/2023 Moldavi – Shqipëri
20/11/2023 Shqipëri – Ishujt Faroe


