Duka: Nuk kemi rival, e mposhtim edhe Poloninë e Levandovskit. Shkojmë në Europian

Armand Duka  president i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë për “Ora Sport” foli rreth shortit të fazës eleminatore të Euro 2024 dhe rreth faktit nëse Reja do të vijojë të drejtojë kombëtaren.

Armand Duka: Një ditë relativisht e mirë. Me emocione kur dolëm në tre grupet e para. Nuk doja të ishim në të njëjtin grup me Francën, Anglinë, Italinë apo Holandën.  Është një fillim jo i keq, por puna bëhet në fushë. Duhet të organizohesh mirë dhe futbollistët të ballafaqohen me kundërshtarët.

Por Polonia ka thënë se rezultati 4 me 1 nuk tregonte forcën zyrtare të Polonisë se ne zhvilluam ndeshje të mirë. Sakaq Duka shprehet se ne kemi kualitet të mirë dhe nuk ka pse ti trembemi Polonisë.

Armand Duka: Polonia ka disa futbollist të mirë, ka skuadër të mirë. Ka sulmuesit më të mirë në botë dhe me të vërtetë është i mirë por qoftë Polonia qoftë skuadra të tjera mund të bëjmë rezultat. Përderisa fati  na ka ndihmuar të mos kemi emrat më të mirë të futbollit konsiderohet një short i mirë, por nuk konsiderohet një short për të shkuar në Europian. Pasi për të shkua në Europian duhet të luash mirë duhet të përgatitesh mirë.  Ne kemi kualitete të mira. Mundësitë i kemi.  

Rezultatet e dobëta të kombëtares në përballjet e fundit që ka pasur kanë vënë në pikëpyetje dhe vijueshmërinë e trajnerit Reja.  Sipas Dukës, a do të vazhdojë trajneri Reja me ekipin kombëtar?

Armand Duka: Unë dhe ai jemi profesionistë, ai është me kontratë. Do të përfundojë kontratën. Në përfundim të kësaj do të ulemi të diskutojmë për të ardhmen nëse Raja do ta shohë veten të aftë drejt objektivit apo do të mendojë për ti hapur krahun një tjetri që ta çojë Shqipërinë në Euro 2024. Unë mendoj se është ndër ekspertët më të mirë. Por sa më lart të shkosh aq më vështirë është.

Sakaq ai bën një parashikim për kombëtaren në këtë grup ku thotë se do të arrijë në vend të parë. Por mbetet për tu parë se si do të jetë rezultati në fushë.

Në Frankfurt të Gjermanisë u hodh shorti i fazës eleminatore të Euro 2024. Shqipëria evitoi tre grupet e para të cilësuara si të zjarrta. Kombëtarja kuqezi do të sfidojë Poloninë në një tjetër fazë eleminatore pas asaj të Kupës së Botës, por edhe Republikën Çeke e Ishujt Faroe e Moldavinë në një grup me 5 skuadra.

EMISIONET