Video/ I dëbuar dhe i “gjobitur” nga Australia. Djokoviç kthehet në Serbi, e presin me flamuj

Video/ I dëbuar dhe i “gjobitur” nga Australia. Djokoviç

Pasi u mbyll në mënyrën më të keqe aventura e Novak Djokoviç në Australi, numri 1 i tenisit në botë për meshkuj u rikthye në atdhe.

Pamjet që u shfaqën tregojnë një Djokoviç tepër të zhgënjyer dhe aspak entuziastë edhe pse në aeroport e prisnin dhjetëra mbështetës dhe tifozë madje me flamuj në duar.


Djokoviç u shfaq në çdo moment me maskë duke respektuar rregullat e udhëtimit ndërkohë që për shkeljen e këtyre rregullave ai humbi apelin e dytë për refuzimin e vizës në Australi.

Madje disfata ishte e madhe për numrin 1 të botës i cili u urdhërua të paguajë edhe kostot e gjyqit madje mori 3 vite espuls por ajo që dhemb më shumë është fakti që tenisti serb humbi mundësinë për t’u bërë sportisti më i titulluar në histori nëse do të fitonte Australian Open./Ora News/.

 

EMISIONET