Çeki-Shqipëri, zbulohet sa tifozë kuqezi do të jenë në Pragë

Çeki-Shqipëri, zbulohet sa tifozë kuqezi do të jenë

Tifozët shqiptarë do të kenë fjalën e tyre në “Epet Arena” të Pragës. Më tepër se një mijë tifozë kuqezi pritet të jenë të pranishëm në tribuna, në mbështetje të Kombëtares gjatë ndeshjes kundër Republikës Çeke.

Rreth 460 prej tyre janë pjesë e grupimit të organizuar “Tifozat Kuq e Zi”, ndërsa pjesa tjetër kanë udhëtuar drejt kryeqytetit çek me grupe turistike të organizuara, ose në mënyrë individuale.

Në anën tjetër, federata çeke njoftoi se biletat e ndeshjes nuk janë shitur të gjitha. Pavarësisht kësaj, edhe pse impianti nuk do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë, atmosfera pritet të jetë elektrizuese.

EMISIONET