Shumë njerëz janë larguar nga kinemaja dhe një person kishte të vjella, çfarë ndodhi në premierën e filmit ho*rror “Terrifier 3”

Shumë njerëz janë larguar nga kinemaja dhe një person kishte

Filmi horror i Damien Leone “Terrifier 3” u shfaq së fundmi në Londër dhe tronditi shumë shikues. Signature Entertainment, distributori i filmit, postoi në rrjetet sociale se 11 persona u larguan nga shfaqja dhe një person kishte të vjella.

“Nëse ‘Terrifier 3’ ju ka prekur, ju lutemi na tregoni nëse keni nevojë për mbështetje shtesë në këtë moment”-thuhet gjithashtu në njoftim. Gjithashtu u dha një paralajmërim se filmi përmban dhunë ekstreme.

Leone njoftoi në X (ish-Twitter) se ai ishte dëshmitar i “gjërave të çmendura” në këtë shfaqje. Ai më herët deklaroi se kjo arritje e tij kinematografike është aq tronditëse sa Hollywoodi e refuzoi. “Shkova në studiot e Hollywoodit që donin të filmonin ‘Terrifier 3’. Shkova në takime para se të shkruaja skenarin. Ata ishin të shqetësuar për skenat e përgjakshme dhe shumë më tepër. E dija që nuk do të më lejonin të filmoja”-tha ai.

EMISIONET