Egjipti paraqet ankesë zyrtare në FIFA pas humbjes ndaj Argjentinës: Ndeshja u ndikua nga arbitrimi!

Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA pas humbjes 3-2 ndaj Argjentinës në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, një sfidë që u shoqërua me polemika të shumta për arbitrimin.
Presidenti i EFA-s, Hany Abo Rida, i cilësoi vendimet e arbitrit francez François Letexier si “skandaloze”, duke e akuzuar atë për përdorimin e “standardeve të dyfishta” në interpretimin e rasteve të ngjashme gjatë ndeshjes.
Sipas drejtuesve të futbollit egjiptian, pika kulmore e pakënaqësisë ishte anulimi i golit të Zikos për një ndërhyrje ndaj Lisandro Martínez, ndërsa në krahun tjetër nuk u akordua faull në një episod të ngjashëm ndaj Mohamed Salah, nga i cili lindi aksioni vendimtar i Argjentinës.
Kërkesat drejtuar FIFA-s
Në letrën zyrtare drejtuar FIFA-s, Federata Egjiptiane ka kërkuar:
* Hapjen e një hetimi për vendimet e arbitrimit gjatë ndeshjes.
* Përjashtimin e arbitrit François Letexier dhe të gjithë ekipit të arbitrave nga vazhdimi i Botërorit.
* Garantimin e zbatimit të barabartë të rregullores dhe respektimin e parimeve të drejtësisë sportive.
Ankesa është dorëzuar përmes kanaleve zyrtare ndërmjet institucioneve të futbollit.

