E turpshme/ Bernard Berisha në foto me “kasapin” e Ukrainës që sulmon Kosovën

E turpshme/ Bernard Berisha në foto me “kasapin” e

E pakuptueshme se si një futbollist pranon të bëhet mjet propagande për një luftë ku dhjetra civilë humbasin jetën çdo ditë.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, publikon në faqen e tij në Instagram një foto me liderin famëkeq të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili ka udhqëhequr luftën në qytetin e Mariupolit dhe në lindje të Ukrainës, por më tepër se kaq, ka dalë hapur kundër pavarësisë së Kosovës, duke deklaruar publikisht se ishte NATO që i hodhi benzinë zjarrit të ndezur mes Prishtinës dhe Beogradit.

E turpshme/ Bernard Berisha në foto me “kasapin” e

I konsideruar si një nga njerëzit më brutalë të luftës së Ukrainës, Kadyrov e bëri deklaratën kundër Kosovës dhe NATO-s vetëm katër ditë më parë, ndërsa si për ironi, Berisha e ka mbajtur të veshur fanellën e skuadrës kosovare në 6 vitet e fundit deri në eleminatoret e Kuppës së Botës 2022.

“Serbia është një vend që e ka mbështetur hapur Rusinë në luftën kundër nazistëve dhe satanistëve të Ukraniës. Presidenti Alexandar Vucic, të cilin e njoh shumë mirë edhe personalisht, e ka bërë të qartë se NATO është një aleancë që nxit konflikte. Unë u bëj thirrje serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës ta largojnë NATO-n nga ekuacioni dhe dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre”, deklaroi Kadyrov.

E turpshme/ Bernard Berisha në foto me “kasapin” e

Sulmuesi 30-vjeçar, Bernard Berisha që numëron 7 sezone me Akhmat Grozny, skuadër në pronësi të Kadyrov, e ka nisur karrierën në Kavajë me Besën në vitin 2012 dhe numëron 4 sezone në Shqipëri, 2 nga të cilët me fanellën e Skënderbeut ku u shpall po kaq herë kampion.

EMISIONET