E bujshme/ Pique mban peng merkaton e Barcelonës

E bujshme/ Pique mban peng merkaton e Barcelonës

Situatë e jashtëzakonshme në Barcelonë ku kapiteni Gerard Pique mban peng momentalisht gjithë blerjet e reja dhe si pasojë edhe sezonin e ri të klubit katalanas.

Sipas mediave spanjolle, në bazë të rregullores, Barcelona nuk mund të regjistrojë blerjet e reja, Lewandowski, Raphinha, Kounde, Kessie dhe Christensen, për shkak të bilancit negativ.

Barcelona duhet t’i paguajë mbrojtësit plot 52 milionë euro pagë bruto dhe në rast se Pique nuk vendos të ulë pretendimet dhe të reduktojë pagën, atëherë situata nuk ka zgjidhje ose në të kundërt, klubi duhet të bëjë një marrëveshje të re për mbështetje ekonomike, gjë që për momentin duket e pamundur.

EMISIONET