“E papritur ndarja e Tottit nga Ilary Blasi”

“E papritur ndarja e Tottit nga Ilary Blasi”

Luciano Spalletti e njeh Francesco Tottin edhe përtej jetës në fushën e blertë. Trajneri që e ka stërvitur për disa vite kapitenin verdhekuq ka një lidhje përtej futbollit më numrin 10 dhe si i tillë, ia lejon vetes edhe ndonjë koment për jetën private të legjendës romane, i cili u divorcua nga bashkëshortja Ilary Blasi pas 17 viteve martesë.

“Më vjen shumë keq për ndarjen e tij nga Ilay pasi ishin shumë të bashkuar si çift. Familja është e rëndësishme në jetën e çdo njeriu. Familja e tij më është dukur përherë e bashkuar dhe e fortë, një bazë e rëndësishme për të dy por jeta rezervon edhe të tilla surpriza dhe është për të ardhur keq”.

Mendim i sinqertë nga ana e Spalletit, i cili ka folur në “Corriere Dello Sport”, në një intervistë të gjatë për karrierën e tij duke u ndalur gjatë edhe në stacionin roman ku pati mundësinë të punonte me numrin 10.

 

EMISIONET