Interi tundohet nga një ofertë “XXL” për Romelu Lukakun

Interi tundohet nga një ofertë “XXL” për Romelu

Sezoni i Interit ka nisur mirë me Simone Inzaghin ku në miqësoret e para zikaltërit edhe pse jo të plotë me lojtarët që janë me pushime, kanë bërë mirë. Tani drejtuesit po punojnë për të bërë disa largime të vogla e për të sistemuar mbrojtjen nga krahët por duket se një ofertë tunduese po turbullon klubin.

Chelsea është gati të paguajë deri në 130 mln Euro për Romelu Lukakun dhe ua ka bërë të qartë drejtuesve të Interit të cilët janë në dilemë të madhe.

Shitja e Lukakut në njërën anë do të rregullonte bilancin e klubit zikaltër që ka vështirësi të mëdha financiare por nga ana tjetër do të dobësonte jashtëzakonishtë shumë ekipin pasi bomber belg e ka treguar që është më shumë se 50% e forcës së ekipit.

Gjithashtu dëshira e Lukakut është të qëndrojë në klubin ku fitoi trofeun e tij të parë të rëndësishëm, duhet nga tifozët dhe është një lider i padiskutueshëm.

Situata është një thikë me shumë presa sepse edhe shitja e Lukakut do të revoltonte tifozët të cilët mezi e kapërdinë shitjen e Hakimit dhe ajo e belgut do të ishte e tepërt.

Lukaku i ka idetë e qarta për të qëndruar dhe vetëm një forcim nga ana e klubit mund ta detyronte të largohej te ish skuadra e tij ku ka luajtur në vitin 2011-2013.

Interi nga 130 mln eurot e fituara, 70-80 mln do t’i shpenzonte për të afruar pasuesin e tij, një ose ndoshta dy sulmues siç janë Duvan Zapata dhe Raspadori por që rezistenca e madhe nis që nga Lukaku e deri te tifozët.

Merkato është e gjatë dhe gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt për çdo ekip dhe futbollist.

 

EMISIONET