Dyshohet se infektoi Messin me Covid, Dj merr mesazhe kërcënuese

Dyshohet se infektoi Messin me Covid, Dj merr mesazhe kërcënuese

Lionel Messi është infektuar me Covid dhe sipas të gjitha gjasave do të humbasë ndeshjen e PSG-së ndaj Lyon më 9 janar  në pritje për t’u rikthyer në stërvitje.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është aktualisht i izoluar në Argjentinë në shoqërinë e familjes së tij, por tifozët parisien dhe ata të kombëtares Albiceleste po pyesin se kush e ka transmetuar Coronavirusin te sulmuesi i famshëm.

Duke hulumtuar në rrjetet sociale tifozët duket se kanë gjetur edhe fajtorin për këtë situate, DJ Fer Palacio. Ditët e fundit artisti ka postuar një foto në Instagram në shoqërinë e Messit gjatë një mbrëmjeje në festat e fundvitit në Argjentinë.

Fernando Palacio, megjithatë, kishte marrë pjesë më parë në Coscu Awards dhe në mesin e pjesëmarrësve ishin identifikuar raste të ndryshme të Covid nga ku dyshohet se më pas ai ka dale në foto me lojtarin duke e infektuar.

DJ argjentinas, i shënjestruar në rrjetet sociale, u mbrojt përmes historive në Instagram duke u shfajesuar e duke pohuar se ai nuk ka qenë me covid.

"Sapo u zgjova dhe mora shumë mesazhe, jam në shumë statuse në Twitter sepse Messi doli pozitiv me Covid dhe njerëzit thonë se e infektova. Disa njerëz madje më quajtën një vrases e më kanë kërcënuar".

Fer Palacio shpjegoi gjithashtu se kishte bërë një test për të shkuar në Uruguai dhe se ishte negative teksa publikoi rezultatin në profilin e tij që vërtetonte se nuk ishte ai njeriu që e transmetoi Covidin te Messi.

Misteri se ku i infektua ylli argjentinas vijon ende…/Ora News/.

EMISIONET