Dy gabime, jashtë Botërorit, Ruçi: Te rasti i Pilos nuk i vë shumë faj, ajo e Bajramit ishte pafalshme

Edmond Ruçi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” komentoi dështimin e kombëtares kuqezi në ndeshjen e Play-Off kundër Polonisë.

“U skualifikuam falë dy gabimeve në sulm. Te rasti i Pilos nuk i vë shumë faj. U fut në një moment ku presioni ishte shumë i madh dhe në ato momente duhet të provosh ose je ose nuk je.

Ndërsa rasti i Bajramit është i pafalshëm, pasi i mungon fusha dhe sensi i orientimit në hapësirë, i mungon shikimi periferik.

Nuk ka përgatitjen fizike të duhurën për të përballuar dhe menduar veprimin që do të bëjë me këmbë me topin.

Kushdo lojtar tjetër të kishte qenë aty që ka minutat e duhura në këmbët e veta do të shënonte dhe do ta kishte zgjidhur”, u shpreh Ruçi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

EMISIONET