Duka “mbron” shqiptarët për çështjen e çmimeve të finales: Kjo ndeshje do ta ndihmojë shumë vendin

Duka “mbron” shqiptarët për çështjen e

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dhënë një intervistë të gjatë për të oërditshmen romane, “Corriere Dello Sport” vetëm dy ditë përpara finales së Conference League.

“Jemi të karikuar. Kjo ndeshje për ne ka filluar që prej një viti dhe organizimi i një ndeshjeje të tillë do t’i bëjë mirë të gjithë vendit. Edhe më parë ishim gati për të pritur një finale Superkupe dhe në tentativën e dytë ia dolëm mbanë. Stadiumi mund të jetë i vogël por është një xhevahir i vërtetë. Edhe Roma që erdhi ta vizitonte, mbeti e mahnitur nga struktura por për fat të keq nuk do të ketë vend për të gjithë”.

Duka “mbron” shqiptarët për çështjen e

Në vijim, Duka ndalet edhe të çështjet e infrastrukturës që lidhen me akomodimin e tifozëve që do të mbërrijnë në Tiranë.

“Shkoni në Paris përpara finales së Champions League dhe do ta kuptoni që ndodh e njëjta gjë me çmimet. Shumë shqiptarë kanë blerë bileta për miqtë e tyre italianë dhe ky është një avantazh për Romën. A bëj tifo për Romën? Sigurisht, gjithmonë kam shpresuar që të kualifikohej në finale edhe pse në ndeshje të tilla shanset janë të barabarta. Në fushën e lojës do të jetë Mourinho lojtari më i fortë. Shpresoj që edhe Kumbulla të luajë pasi është një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares tonë”.

EMISIONET