Dua Lipa e buzëqeshur në krah të britanikut kampion bote me titullin “Sir”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2023, 13:05
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është fotografuar në një eveniment mondan në krah të ish-kampionit të botës në Formula 1, Sir Lewis Hamilton.
Të dy lidhen nga një miqësi e gjatë dhe pasioni për modën dhe rrugët e tyre janë kryqëzuar në Cannes për evenimentin e shtëpisë së modës, Versace.
Dua është një bashkëpunëtore e Donnatella Versace-s ndërsa Hamilton mik i vjetër i saj dhe të dy janë takuar me shumë përzemërsi. Në këtë event ishte i pranishëm edhe ish-ylli i NBA dhe Miami Heat, Dwyane Wade.