Do të jetë Messi në Botëror? Martino: Po e menaxhon në mënyrë të mençur, ka një moshë të caktuar

Do të jetë Messi në Botëror? Martino: Po e menaxhon në

Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në angazhimet e ardhshme të kombëtares argjentinase.

Një vendim i vështirë, por i marrë për të ruajtur lojtarin e jashtëzakonshëm të Inter Miami-t, i cili ka pasur disa probleme fizike në javët e fundit.

Messi do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 kundër Uruguajit dhe Brazilit, dhe tani kampionët e botës në fuqi po mendojnë për të ardhmen e kapitenit, i cili synon Botërorin e 2026 përpara se të mbyllë një karrierë të jashtëzakonshme.

Për këtë situatë ka folur ish-trajneri i klubit të Floridës, Gerardo Martino:

“Kjo është plotësisht dhe ekskluzivisht përgjegjësia e tij.

Më duket një situatë shumë e menduar, shumë e mençur, edhe pse po flasim për lojtarin më të mirë të botës.

Kur arrin një moshë të caktuar dhe kanë kaluar kaq shumë vite karrierë, është si në jetë: nuk mund të bësh gjërat njësoj në moshën 30 vjeçare si në 70 vjeç.

Për mua, është shumë e mençur nga ana e tij të ketë një vizion afatshkurtër.

Nuk ka shumë kuptim të vendosësh një vit e gjysmë përpara, nëse ke një moshë të caktuar dhe një ngarkesë të tillë ndeshjesh.

Nuk ka një nevojë urgjente për të vendosur tani nëse do të marrë pjesë ose jo në Kupën e Botës”.

EMISIONET