''Detajet do vendosin finalen''/ Trajneri i Egnatias, Tetova për Ora News: Ndaj Partizanit shanset janë 50 me 50

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për Ora News pas kualifikimit në finalen e “Final 4”.

Skuadra rrogozhinase arriti të festonte pas barazimit pa gola ndaj Vllaznisë, teksa do të ndeshet në finale me Partizanin.

Në prononcimin e dhënë pas kualifikimit për Ora News, Tetova u shpreh:  

Tetova: Mendoj se kishim një 20 minutësh që kishim përgatitur lojën në sulm për të sulmuar Vllazninë.

Mendoj se pas 20 minutash, pas shënimit të golit skuadra u step pak sidomos në mesfushë.

Kjo edhe për meritë të kundërshtarit që lëvizi mesfushorët.

Prap nga fundi i pjesës së parë, mendoj se erdhëm prap në ekuilibër dhe pastaj në pjesën e dyte e kemi menaxhuar.

Ndonjëherë 2 rezultatet për përgatijen e skuadrës në sulm dëmtojnë.

Por ne ditëm ta menaxhojnë shumë mirë dhe kjo është një bonus për ekipin.

Nuk mendoj se ka presion.

Mendoj se çunat e mi do ta shijojnë ndeshjen.

Partizani po, është një emër i madh.

Është një finale ku detajet do vendosin ndeshjen.

Unë jam pro risive dhe pse jo ta shikojmë si do na shkojë.

Meqë e mbyllëm me pikë të barabarta mendoj se shanset janë 50 me 50.

EMISIONET