''Shpresojmë të fitojmë titullin ndaj Partizanit''/ Presidenti i Egnatias, Demrozi për Ora News: Çunat marrin premio edhe sonte
Egnatia është kualifikuar për në finalen e madhe të titullit kampion të kampionatit shqiptar pasi eliminoi në gjysëmfinalen e ‘’Final Four’’ Vllazninë.
Ndeshja përfundoi në barazim pa gola, por Egnatia u favorizua nga pozicionimi më lart se Vllaznia në kampionat.
Pas kalimit në finalen e titullit, në një prononcim për Ora News ka folur presidenti i Egnatias, Agim Demrozi.
Demrozi: Ishte një ndeshje shumë e luftuar.
Shpresojmë që të fitojmë titullin ndaj Partizanit.
Për golin e parë së për të dytin ishte offside.
Golin e parë akoma se kam parë.
Kanë vite që e presin këtë trofe.
Çdo gjë arrihet me punë, ai që punon fiton.
Është ndeshje teke dhe jemi 50 me 50.
Premiot janë gjithmonë sekretë.
Çunat marrin premio edhe sonte.