“Derbi” shqiptar në Turqi, Egnatia “abonohet” me barazimet në miqësore

“Derbi” shqiptar në Turqi, Egnatia “abonohet” me

Egnatia e Edlir Tetovës zhvilloi ditën e sotme testin e radhës miqësor në Turqi, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj skuadrës shqiptare të Shkupit.

Ishte sulmuesi Flavio Meçja, ai i cili në minutën e 26-të, gjeti rrugën e rrjetës, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me triumfin e rrogozhinasve.

Ndërkohë që në pjesën e dytë, bardheblutë e Shkupit, gjetën baraspeshën me anë të Ualid Hamidit, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kujtojmë që ky është barazimi i dytë për Egnatian në miqësore, pas atij pa gola ndaj rumunëve të Hermanshtad. Teste këto që po iu shërbejnë rrogozhinasve në prag të përballjeve historike në arenën Europiane. 

EMISIONET