Derbi i Italisë vendoset nga episodet, Juventusi mposht 3-2 Interin

Derbi i Italisë vendoset nga episodet, Juventusi mposht 3-2 Interin

Juventusi merr një fitore tepër të rëndësishme në derbin e Italisë ndaj Interit, me zikaltërit që nuk fitojnë prej shumë vitesh në “Allianz Staium”. 3-2 përfundoi ndeshja e vendosur nga shumë episode teksa u akorduan 3 penallti dhe nuk munguan kartonat e kuq.

Në minutën e 23’ ishte Juventusi që kaloi në avantazh pas një penalltie të dyshimtë të akorduar me Var, me Darmian që mban në zonë Chiellinin. Ronaldo gjuan, pret Handanoviç por në goditjen e dytë portugezi shënon.

Në minutën e 35’ është Interi që barazon me penallti me Lukakun pas një kontakti në zonë ndaj Martinez dhe pa u mbyllur pjesa e parë në sekondat e fundit, ishte Cuadrado që kalon në avantazh bardhezinjtë.

Pjesa e dytë nis më mirë për zikaltërit ndërsa në 55’ Bentacur lë Juventusin me 10 vetë pas dy kartonave të verdhë. Me rritjen e presionit me shumë vështirësi Interi barazon në 83’ me një devijim të Chiellinit. 2-2 por duket se nuk mbaron asgjë këtu pasi në 88’ një tjetër penallti akordohet për Juventusin për një kontakt mes Perisiç e Cuadrado dhe ky i fundit shënon për rezultatin përfundimtar 3-2.

Me këtë sukses, Juventusi i afrohet më shumë zonës Champions teksa ndeshjen e fundit do ta luajë ndaj Bolognas.

EMISIONET