Lewandowski bëhet legjendë, arrin rekordin e Gerd Muller

Lewandowski bëhet legjendë, arrin rekordin e Gerd Muller

Me Bayernin kampion të Bundesligës disa javë më parë, objektivi për bavarezët ishte të arritin 80 pikë dhe të mundësonin që Lewandowski të shënonte sa më shumë gola. Objektivi i parë nuk u arrit ndërsa i dyti u realizua me sukses.

Në barazimin 2-2 në transfertën ndaj Freiburg, Robert Lewandowski realizoi një gol me penallti në 26’ që ishte edhe i pari i ndeshjes duke arritur kuotën e jashtëzakonshme të 40 golave këtë sezon në Bundesligë. Një shifër e tillë barazon rekordin e legjendës Gerd Muller me 40 gola në një sezon, rekord që mbahet që nga viti i largët 1971-1972.

Tani edhe vetë Robert Lewandowski mund të quhet me plot gojën Legjendë e futbollit gjerman e jo vetëm.

Ndërkohë në sfidat e tjera bie në sy humbja e Eintracht Frankfurt me Schalken e rënë më poshë çka e privon ekipin mik të shkojë në Champions dhe rruga tani për Dortmundin që luan neser mbetet e hapur.

Hertha arriti mbijetesën me barazimin pa gola ndaj Koln me këta të fundit që do të luajnë gjithçka në javën e fundit ndërsa Augsburg fitoi duelin direkt me Werder Bremen. Ekipi i Rashicës do të vendosë fatin e qëndrimit në Bundesliga ndeshjen tjetër përballë M’Gladbach që sot u mund 1-2 në shtëpi nga Stuttgart.

Arminia Bielefeld diskuton sërish qëndrimin pas barazimit 1-1 me Hoffenhem teksa Leverkusen siguroi një vend në Conference League në duelin ndaj Union Berlin që u mbyll 1-1.

EMISIONET