Deklarata e çuditshme e futbollistit Zogaj: Skuadra e Kastriotit do të jetë në 5 vendet e para
Silvio Zogaj ka çuditur me deklaratën e dhënë në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ .
Futbollisti i Kastriotit tha me besim të plotë se, ekipi krutan do e përfundojë kampionatin në 5 vendet e para.
Një deklaratë disi e guximshme, duke qenë se në letër Kastrioti shihet si një skuadër që do të përpiqet të sigurojë qendrimin në “Abissnet Superiore“.
Silvio Zogaj: E kam thënë dhe do vazhdoj ta them. E besoj dhe nuk e them pa baza, mendoj që me organikën dhe me lojrat që kemi treguar, unë do jem gjithmonë i mendimit që skuadra e Kastriotit do të jetë në 5 vendet e para. Por kjo duhet treguar në fushë, nuk mund të tregohet me fjalë. Por nga ajo çfarë shikoj në stërvitje dhe nga ndeshja në ndeshje këtë mendoj.