Dean Huijsen në Madrid për vizitat mjekësore, do të firmosë për pesë vjet

Dean Huijsen në Madrid  për vizitat mjekësore, do të

Një sezon për t’u kujtuar me fanellën e Bournemouth-it, debutimi i tij i parë absolut në Premier League dhe të gjithë sytë të drejtuar nga ai.

Dean Huijsen ka pësuar një rritje të shpejtë dhe ndoshta dikush tashmë është penduar që e la të largohej: në mars ai mori edhe thirrjen e parë me Kombëtaren e Spanjës nga trajneri Luis de la Fuente dhe tani është pranë një kalimi të madh: do të bëhet së shpejti lojtar i Real Madridit.

Mbrojtësi i lindur në vitin 2005, i cili u largua nga Juventusi verën e kaluar për 15 milionë euro plus 3 milionë bonuse, do të jetë përforcimi i dytë i madrilenëve pas Trent Alexander-Arnold.

“Los Blancos” janë në kërkim të përforcimeve për repartin e dëmtuar mbrojtës, edhe në funksion të pjesëmarrjes në Botërorin e Klubeve.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Huijsen ndodhet aktualisht në Madrid për të kryer vizitat mjekësore me klubin e ri, me lejen e Bournemouth.

Huijsen e nisi sezonin 2024–2025 me Bournemouth dhe u kthye shpejt në një titullar pothuajse të padiskutueshëm: ai luajti në 27 nga 38 ndeshje të kampionatit, duke shtuar edhe nga një paraqitje në FA Cup dhe EFL Cup — për një total prej 29 ndeshjesh dhe 2441 minutash në fushë.

Në mënyrë të pzakontë për një qendërmbrojtës, ai shënoi edhe 3 gola në Premier League, duke treguar kontribut edhe në fazën sulmuese

EMISIONET