Cristiano Ronaldo së shpejti mund t'i bashkohet grupit të pronarëve të Almerias

Cristiano Ronaldo së shpejti mund t'i bashkohet grupit të

Mohamed Al-Khereiji është bërë zyrtarisht pronari i ri i UD Almería-s, pasi kompania e tij investuese saudite SMC Group bleu klubin.

Lajmi ka shkaktuar bujë pasi, sipas ‘MARCA-s’, Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet këtij grupi investimi si aksioner dhe të lidhet me klubin spanjoll në të ardhmen.

Marrëdhënia e ngushtë mes Ronaldos dhe Al-Khereiji-t, i cili luajti rol kyç në transferimin e ‘yllit’ portugez në Saudi Pro League, e bën këtë skenar të mundshëm.

Ronaldo ka ndërtuar një perandori biznesi përtej futbollit, me investime në fusha si moda, teknologjia, shëndeti dhe hoteleria.

Tani, ai mund të zgjerojë portofolin e tij edhe në futboll përmes SMC Group, e cila menaxhon edhe reklamat e Autoritetit Saudit të Transmetimeve dhe stadiumin Al-Awwal Park të klubit të tij aktual, Al Nassr.

Nga ana tjetër, stafi drejtues dhe trajneri Rubi do të vazhdojnë të jenë në krye të UD Almería-s, me kontratë deri në vitin 2027, ndërsa klubi shpreson ende të sigurojë ngjitjen në La Liga përmes play-offit.

Al-Khereiji është një figurë shumë me ndikim në Arabinë Saudite, me poste kyçe në fushën e medieve, reklamave dhe sportit, përfshirë edhe drejtimin e MBC Media Solutions dhe anëtarësinë në Federatën Saudite të Boksit.

EMISIONET