De Rossi kërkon të ndalë kryesuesit, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Roma-Inter

De Rossi kërkon të ndalë kryesuesit, publikohen formacionet

Roma-Inter është përballja e madhe e sotme në Serinë A, pasi kundër njëra-tjerës vihen dy skuadra me shumë emër.

Verdhekuqtë janë në një formë të mirë që kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Daniele De Rosi, ndërsa për zikaltrit dihet forma që po kalojnë në këtë periudhe.

De Rosi vazhdon t’i besojë të riut Huijsen, teksa e ka aktivizuar nga fillimi në vend të Jorentes në prapavijë.

Ndërsa Inzagi e ndjek ndeshjen nga tribuna pasi është i skualifikuar, me ndihmësin Farris i cili gjendet në pankinë.

Zikaltrit nuk kanë asnjë ndryshim në formacionin titullar, në krahasim mëe atë që mposhti Juventusin.

ROMA (4-3-2-1): Rui Patrisio; Karsdorp, Mançini, Huijsen, Angelino; Kristante, Paredes, Pelegrini; Dibala, El Shaaui; Lukaku.
Trajner: D. De Rosi

INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro Martinez.
Trajner: M. Farris

EMISIONET