De Bruyne flet nga grumbullimi në Dimaro: Gjeta nivel të lartë, ja ku ndryshon Pep nga Conte

De Bruyne flet nga grumbullimi në Dimaro: Gjeta nivel të lartë,

Kevin De Bruyne është vetëm prej pak ditësh pjesë e Napolit, por entuziazmi rreth tij është i jashtëzakonshëm. Pas debutimit me 45 minuta në miqësoren ndaj Arezzo-s, belgu foli për ‘Sky Sport’ nga grumbullimi në Dimaro:

“Po ndihem mirë. Jam këtu vetëm prej 10 ditësh, por niveli është i lartë. Duhet të njoh më mirë ekipin, shokët dhe trajnerin, kjo do të vijë me kohën”.

Lidhur me presionin që sjell të luajturit për një skuadër me tifozë të zjarrtë si Napoli, ai theksoi: “Presioni ekziston, por kur ke mbështetjen e këtyre tifozëve, të shtyn të japësh maksimumin. Jemi duke punuar shumë dhe kjo është më e rëndësishmja”.

Në një krahasim mes Pep Guardiolës dhe Antonio Contes, De Bruyne tha: “Pep ka një stil më ofensiv, ndërsa Conte është pak më i fokusuar te mbrojtja. Me Guardiolën kam punuar 9 vite, e njoh mirë. Me Conten jemi në fillim, por do të mësohem me filozofinë e tij”.

Nga ana tjetër, edhe mbrojtësi holandez Sam Beukema, i transferuar nga Bologna për mbi 30 milionë euro, shprehu entuziazmin për aventurën e re:

“Është një nder të jem pjesë e Napolit. Klubi është ambicioz, me objektiva të qartë në Itali dhe Europë. Puna me Conten është e fortë, por kjo të ndihmon të rritesh. Më pëlqen disiplina dhe agresiviteti në fushë, e kam këtë stil”.

Beukema gjithashtu u ndje krenar që ndjek hapat e legjendës Ruud Krol si vetëm mbrojtësi i dytë holandez në historinë e Napolit: “Krol është simbol për ne, dhe për mua është nder të ndjek gjurmët e tij”.

EMISIONET