Conference League, Tirana me fat, ja rivalët e Vllaznisë dhe Egnatias

Pasi Partizani mësi emrin e skuadrës kundërshtare në raundin e parë të Champions League, ishte radha e Tiranës, Egnatias dhe Vllaznisë. Tre skuadrat shqiptare marrin pjesë këtë sezon në evenimentin e tretë më të rëndësishëm të kontinentit, UEFA Conference League.
Egnatia do të ndeshet me armenët e Ararat ndërsa Vllaznia me Linfield. Short i lehtë edhe për Tiranën që do të udhëtojë në Gjeorgji ku gjen Dinamo Batumi.

Ndeshjet e para do të luhen në datën 13 korrik, ndërsa ato të kthimit në 20. Tirana do ta luajë sfidën e parë në shtëpi ndërsa Egnatia dhe Vllaznia do të jenë ekipe udhëtuese fillimisht dhe më pas mund të prezantohen përpara tifozerive të tyre në “Loto Boriçi” dhe “Egnatia Arena” për të synuar raundin e dytë të Conference League.

Finalja e këtij kompeticioni do të luhet në datën 29 maj të vitit të ardhshëm në një stadium që nuk është caktuar ende.

