Chelsea thyen Man. City në garën për mbrojtësin Cucurella
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2022, 21:04
Marc Cucurella është lojtar i Chelseat pasi klubi blu ka arritur marrëveshjen me Brighton për transferimin e mbrojtësit në "Stamford Bridge".
Mediat britanike raportojë për 60 milionë euro në arkën e Brighton Albion që ka lënë të lirë përfundimisht mbrojtësin.
24 vjeçari i transferuar nga Getafe e mbylli sezonin me 35 ndeshje në Premier League ndërsa Chelsea mundi Manchester City në garën për ta transferuar.